Studimi: Dy javë pa internet mund ta bëjnë trurin tuaj 10 vjet më të ri!

Një eksperiment i zhvilluar nga Universiteti i Teksasit ka zbuluar diçka befasuese: mjaftojnë vetëm 14 ditë pa akses në internet në telefon për të përmirësuar ndjeshëm shëndetin mendor dhe përqendrimin. Sipas studiuesit Adrian Ward, pjesëmarrësit përjetuan një kthesë të fortë pozitive – sikur truri i tyre të ishte "rinovuar" me një dekadë.
Në studim morën pjesë mbi 4000 persona me një moshë mesatare 32-vjeç. Ata nuk kishin leje të përdornin internetin në telefon për dy javë, por mund të telefononin dhe të dërgonin mesazhe. Rezultatet? 91% e tyre raportuan përmirësim të dukshëm në gjendjen mendore: më pak lodhje, më shumë fokus dhe qetësi emocionale.
Gjatë kësaj kohe, shumica iu rikthyen aktiviteteve si leximi, vizatimi, takimet me familjarë dhe miq, si dhe koha në natyrë, gjë që ndihmoi në rikthimin e qetësisë mendore dhe kreativitetit.
Sipas studiuesit Ward, problemi nuk është interneti vetë, por mënyra e pakufizuar se si e përdorim atë. Ky eksperiment është një sinjal alarmi për të gjithë: ndonjëherë, mjafton një pushim i shkurtër për të rikthyer balancën dhe ndjesinë njerëzore në jetën tonë.