Lidhje


Situatë skandaloze në Onkologjik/ Gazetari Osman Stafa ngre alarmin: Dita e tretë sot, të sëmurët me kancer s’bëjnë rreze!

Gazetari Osman Stafa ka vijuar denoncimet për situatën e pashpresë të pacientëve me sëmundje kancerogjene në Spitalin e Onkologjikut në QSUT. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, gazetari Stafa e konsideron skandaloz, faktin që prej tre ditësh, të sëmurët me kancer nuk arrijnë dot të bëjnë rreze, jetësore për ta.

 

‘Dita e tretë sot, që të sëmurët me kancer, nuk bëjnë rreze tek akserelator linear 2 në Spitalin Onkologjik’, shkruan gazetari në denoncimin e tij publik. Sipas gazetarit, nëse rrezet nuk bëhen në kohë sipas protokollit shëndetësor, pacientit I rrezikohet jeta, duke bërë që sëmundja të agravohet.

 
 

‘Kjo është çmenduri. Si mund të trajtohet në këtë mënyrë pacientët që vuajnë nga kanceri?’, përmbyll reagimin e tij, gazetari Osman Stafa.

 

Statusi

Dita e tretë sot, që të sëmurët me kancer, nuk bëjnë rreze tek akserelator linear 2 në Spitalin Onkologjik.

Është skandaloze kjo situatë e frikshme me të cilën përballen të sëmurët me kancer.

Mosbërja e rrezeve sipas protokollit, është regres për pacientin.

KJO ËSHTË ÇMENDURI. SI MUND TË TRAJTOHET NË KËTË MËNYRË PACIENTËT QË VUAJNË NGA KANCERI?/syri.net

XS
SM
MD
LG