Lidhje


Bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule paraqitet në SPAK

Marisa Nito, gruaja e biznesmenit Elman Abule është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm (16 Prill)

 

Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes në Prokurorinë e Posaçme të bashkëshortes së biznesmenit, i cili është nën hetim nga SPAK për dosjen e Erion Veliajt.

 

Elman Abule po hetohet për pastrim parash në dosjen e kryebashkiakut të Tiranës.

 

Ai u vendos në pranga më 10 Shkurt, ditën kur u arrestua edhe kryebashkiaku i Tiranës, pasi SPAK lëshoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

 

Por, Apeli i GJKKO-së në seancën e datës 13 Mars, zëvendësuan masën e sigurisë në “arrest shtëpie” ndaj biznesmenit Elman Abule.

 

Biznesmeni u urdhërua që të mos largohej nga banesa e tij, si dhe që të mos kontaktojë me persona të tjerë, përveç atyre me të cilët bashkëjeton.

XS
SM
MD
LG