Ministri Hoxha kapet “mat”, aktivisti: SPAK të nisë hetimet, shpërdoron paratë e shtetit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha është filmuar së fundmi në njësinë numër 1 në Tiranë teksa nxjerr nga mjeti që udhëton një pako me fletushka. Këto fletë besohet se i përkasin fushatës elektorale të Partisë Socialiste.
Aktivisti Rigels Xhemollari në rrjetet sociale ka ndarë disa video ku duket ministri Hoxha. Xhemollari në një nga videot shprehet se Hoxha nxorri nga makina e shtetit fletëpalosje.
Sipas tij makinat e shteti dhe Garda e republikës që po përdoret nga Hoxha ndërsa ato paguhen nga qytetarët për ti shërbyer shtetit dhe jo partisë.
“Këtu ndodhemi në njësinë numer 1. Ky është Ervin Hoxha ministër i brendshëm, nxorri disa fletëpalosje nga makina e shteti që paguhet me paratë e shtetit. E shoqërojnë dy makina të tjera, badyguard dhe garda e republikës. I paguajmë për ti shërbyer shtetit jo partisë. Ja prova për prokurorinë dhe SPAK e këdo organ që mund të hetojë ministrin e brendshëm është këtu” shkruan Rigels Xhemollari në video.