Lidhje


Humb jeten acar Ajet Lleshi gjendet gjendet i ngrirë ne malin e Pashtrikut

 
 Ajet Lleshi, 27 vjeçari, nga fshati Kishaj, është gjetur i pajetë në malin e Pashtrikut.
 
 
I riu ishte nisur që në mëngjesin e djeshëm drejt malit për të prerë dru, por rreth orës 17:00 familjarët e tij humbën çdo kontakt me të dhe raportuan zhdukjen në polici.
 
 
Në përpjekje për ta gjetur, babai i Ajetit, së bashku me tre xhaxhallarë, nisën kërkimin në mal, duke u shpërndarë në drejtime të ndryshme. Pas mesnate, edhe kontakti me babain u ndërpre, duke rritur edhe më shumë ankthin.
 
 
Menjëherë pas sinjalizimit, forcat e Policisë, Emergjencat Civile dhe banorë të zonës organizuan kërkime intensive. Gjatë orëve të para të mëngjesit, ata arritën të gjenin babain e të riut në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike.
 
 
Fatkeqësisht, më vonë u zbulua edhe trupi i ngrirë pa shenja jete i 27-vjeçarit.
XS
SM
MD
LG