Lidhje


Gazetarja preket nga virusi, pasi konsumoi fileto me salmonelë!/"Përfundova në spital në gjendje të fikti 4 herë"

Gazetarja Arestina Skënderi ka rrëfyer si përfundoi për ditë me radhë në spital nga salmonela e pulave që qarkulluan në Shqipëri pavarësisht se ishin evidentuar me bakterin e rrezikshëm. Skënderi shkruan se kishte pësuar gjendje të fikti më shumë se 4 herë dhe se kishte përfunduar në spital.

 

“Para 1 muaj, pasi konsumova ushqim në një restorant që në përmbajtje kishte fileto pule, përfundova në gjendje të fikti prej me shumë se 4 herësh. Në analiza rezultoi se isha prekur nga një virus i “familjes së salmonelës”. U desh të shtrohesha në spital me ditë që të stabilizohesha…

 

Qartazi në Shqipëri, AKU-ja është institucioni më i papërgjegjshëm që ka ky vend. Prej vitesh dëgjoj që në tregjet tona vijojnë të qarkullojnë ushqime që jashtë janë të ndaluara apo kanë përmbajtje që dëmtojnë rëndë shëndetin dhe askund nuk merr masa të repta për të parandaluar situata të rënda./lajmexpres

 

 

XS
SM
MD
LG