Lidhje


Shehaj nuk ndalet/ Publikon dokumentat. Si përfitoi Lapaj miliona nga vendimi i vjehrrit gjykatës.

Agron Shehaj ka publikuar dokumenta të reja për Adriatik Lapaj, duke e akuzuar jo vetëm për lidhje me kompaninë "MERKAJ INVEST" e hetuar për pastrim parash nga SPAK, por dhe për lidhjet e kësaj kompanie me vjehrrin e tij, ish gjykatës i larguar nga vettingu.
 
 
 
Shehaj ka bërë publike dy dokumente që, sipas tij, mbështesin akuzat:
 
 
1. Kontrata e shit-blerjes së një prone në bregdet me vlerë miliona euro, midis kompanisë së akuzuar, pronarëve dhe Adriatik Lapajt. Në këtë marrëveshje, Lapaj merr përsipër regjistrimin e vendimit gjyqësor dhe nxjerrjen e certifikatës së pronësisë.
 
 
2. Një screenshot nga faqja e gjykatës, që sipas Shehajt tregon se çështja është trajtuar nga vjehrri i Lapajt, i cili në atë kohë mbante postin e kryetarit të Gjykatës.
 
 
“Ky është një teatër i madh! Një mashtrim i madh që ka një regjisor, që është Edi Rama. Ky sistem i korruptuar dhe i kalbur e ka ngritur Adriatik Lapajn në piedestal.
 
 
I ka hapur dyert e mediave, e ka financuar dhe e ka mbrojtur. Duan të çojnë në Parlament njerëz të kapur dhe të kapshëm, të kompromentuar.”
 
 
Nga ana tjetër, Adriatik Lapaj ka paralajmëruar më herët se do të ndjekë rrugën ligjore për akuzat e Shehajt, duke deklaruar se do ta padisë atë për shpifje./vna.al
 
 
 
 
 
XS
SM
MD
LG