Lidhje


Vazhdojnë protestat e opozitës para Bashkisë së Tiranës

Në Shqipëri vazhdojnë protestat për të "denoncuar rastet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës", ndërkohë edhe protesta e sotme është shoqëruar me tensione, raporton Anadolu.Protesta është organizuar me thirrjen e përfaqësuesve të partive opozitare, Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë së Lirisë, si dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, para selisë së Bashkisë së Tiranës.Protesta u shoqërua nga tensionet dhe përplasjet me policinë, pasi protestuesit hodhën molotovë, tymuese dhe sende të tjera ndaj selisë së bashkisë, duke shkaktuar edhe zjarr.

 

Ndërkohë, protestuesit janë përplasur edhe me forcat e policisë, pasi kanë hequr me forcë barrierat metalike të vendosura para Bashkisë së Tiranës.

 

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndërkohë pjesë e protestës ishin edhe deputetë dhe përfaqësues të tjerë të partive opozitare.

 

Protestat e fundit organizohen pas arrestimit në fund të muajit mars të këtij viti të disa ish-zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Refuzimi për deklarimin, mos deklarimi, fshehja ose deklarimi i rreme i pasurive".

 

Organizatorët e protestës së sotme kanë paralajmëruar vijimin e protestave para Bashkisë së Tiranës./AA

XS
SM
MD
LG