Hera e tretë, ambasadori Wendt, takim në SPAK me Klodian Brahon dhe kreun e BKH, Joni Keta
Wednesday, 25 November 2026 08:34
Ambasadori i SHBA në Tiranë, Eric Wendt ka zhvilluar këtë të martë një vizitë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Diplomati ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë, Klodian Braho dhe atë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Joni Keta.
Kjo është hera e tretë që ambasadori amerikan “zbarkon” në Prokurorinë e Posaçme që nga marrja e detyrës në muajin shtator.
Në fokus të diskutimeve gjatë takimeve të mëparshme të ambasadorit kanë qenë lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm. Po ashtu është diskutuar edhe për rolin e institucioneve të drejtësisë në përballimin e këtyre sfidave.