Lidhje


Arrestohet mësuesi i fizkulturës në Vlorë, e denoncuan 7 vajza për ngacmime seksuale brenda në shkollë

 

Vlorë – Një mësues i fizkulturës në Vlorë është nën akuzë për abuzim seksual me fëmijë të mitur.

 

Policia lokale tha se u ndalua shtetasi A. A., 35 vjeç, banues në Vlorë, mësues i edukimit fizik. Noa.al mëson se akuzat janë bërë nga disa vajza nën moshë nç shkollën e bashkuar të Selenicës në Vlorë.

 

Policia konfirmoi se prangosja e të riut erdhi "pasi kanë kallëzuar 7 nxënëse të kësaj shkolle, të moshave 14–17 vjeçe, se ky shtetas i ka ngacmuar seksualisht në ambientet e shkollës".

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

 
 
XS
SM
MD
LG