Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA/ Roy Cooper fiton garën për Senatin në Karolinën e Veriut
Ish-guvernatori demokrat Roy Cooper ka fituar garën për Senatin në Karolinën e Veriut përballë republikanit Michael ëhatley, duke u siguruar demokratëve një mandat të rëndësishëm që mbahej nga republikanët. Cooper bëhet demokrati i parë që fiton një garë për Senatin në këtë shtet në pothuajse dy dekada.
Rezultati ishte i pritshëm, pasi Cooper kishte kryesuar vazhdimisht në sondazhet publike ndaj ëhatley-t, ish-kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan dhe kandidat i përzgjedhur personalisht nga presidenti Donald Trump.
Epërsia e tij ishte aq e madhe, sa rreth një muaj përpara ditës së zgjedhjeve, grupet kryesore të jashtme që mbështesnin secilën palë reduktuan shpenzimet në këtë shtet. Ato u dhanë përparësi garave të tjera, ku konkurrenca ishte më e ngushtë.