Lidhje


Lezhë/ Pagoi 700 mijë lekë për një bari indian, çfarë ndodhi me emigrantin e huaj pas 4 ditësh

 

Qytetari Luigj Doda nga Talja e Lezhës iu drejtua emisionit “Stop”, pasi pagoi 700 mijë lekë të vjetra përmes kompanisë së punësimit “Agility Group Albania”, me qëllim, që të siguronte një punonjës nga India, për të punuar si bari.

Luigji e priti në aeroportin e Rinasit të riun indian, por punësimi zgjati vetëm katër ditë, pasi punonjësi u largua pa lënë gjurmë.

 

Luigji ngre dyshime, se kontrata mund të jetë përdorur si një mënyrë, për të mundësuar largimin e të riut drejt vendeve të Europës, dhe jo për ta punësuar atë në Shqipëri. Dyshimet e tij lidhen edhe me faktin se, një ditë para largimit, kompania i kishte kërkuar vendndodhjen e banesës.

Sipas Luigjit, marrëveshja parashikonte zëvendësimin e punonjësit, nëse ndodhte një situatë e pazakontë, por kjo nuk u realizua.

 

Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, kompania i ktheu Luigjit shumën e paguar për shërbimin.

 

Administratorja Suzana Aga – Ëë, shiko të të them një gjë! Unë jam administratore dhe ne kemi mijëra punonjës në gjithë Shqipërinë, pa ekzagjerim. Mua më kanë marrë të gjithë familjarisht, një gjë, që është shqetësim i madh, sepse ne jemi një biznes, që operojmë me një marrëveshje kontraktuale dhe punonjësi në kontratë, nuk është e garantuar, se kur do t’i kthehet.

 

Afati është një muaj, sa ne bëjmë procedurat dhe vjen punonjësi tjetër. N.q.s ai do ta zgjasi si veprim, atëherë unë ligjërisht, s’kam pse persekutohem, pra dhe unë po shkoj të bëj një kallzim penal për pesë familjarët, që më kanë marrë dhe mund t’ja u jap të gjitha detajet dhe së dyti dhe kontrata më thotë, që  nuk kam asnjë detyrim përveç zëvendësimit dhe nuk e kam fare me afat ligjor, se kur mund t’ua zëvendësoj.

 

Luigj Doda – Përshëndetje! Si jeni ju? Është kthyer dhe ju përshëndes shumë ty personalisht edhe “Stop”-in, që ma zgjidhi këtë problem, që kisha prej tre javësh….Mos ishte “Stop”, nuk do t’i kthenin lekët, sepse kjo është një organizatë apostafat, agjensi për të mashtruar popullin. /tvklan.al

 
XS
SM
MD
LG