Lidhje


Çfarë po kurdis Saimir Tahiri? Ja video që paralajmëron atë që pritet së shpejti

 

"Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë!"

 

Kështu shprehet ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, një ndër emrat e parë që "përlau" reforma në drejtësi nëpërmjet SPAK dhe GJKKO.

 

Deri pak vite më parë, ai ishte padyshim numri dy socialist, njeriu kryesor i PS për qarkun Tiranë dhe krah i djathtë i Ramës.

 

Por kjo nuk zgjati shumë dhe ai përfundoi në burg. Atëherë, rezistenca e Ramës ndaj lëvizjeve të drejtësisë për Tahirin, ishte dukshëm mininaliste krahasuar me mbrojtjen e frikshme që i bëri dhe vazhdon ti bëjë Belinda Ballukut.

 

Ja video që paralajmëron rikthimin e Saimir Tahirit. Ndonëse nuk zbulon thuajse asgjë, një moment është i rëndësishëm: Tahiri duket se më në fund ka vendosur të flasë!

 

Dhe këtë e vërteton më së miri, kur thotë: "Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë!

XS
SM
MD
LG