Zampolli viziton Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, takim me Bujar Spahiun
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Paolo Zampolli, ka zhvilluar sot një vizitë në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku është takuar me kryetarin e KMSH-së, Haxhi Bujar Spahiu. Në takim ka qenë i pranishëm edhe Ilir Kulla, i cili publikoi fotografinë dhe detaje nga vizita në rrjetet sociale.
Sipas postimit të Kullës, në qendër të bisedës ka qenë bashkëjetesa fetare në Shqipëri dhe roli i Komunitetit Mysliman në jetën fetare dhe shoqërore të vendit. Kulla e cilësoi kontributin e bashkësive fetare dhe veçanërisht të komunitetit mysliman si të rëndësishëm për modelin shqiptar të bashkëjetesës ndërfetare.
Vizita vjen në kuadër të qëndrimit të Zampollit në Tiranë, ku ai ka zhvilluar takime me përfaqësues institucionalë dhe fetarë.