Lidhje


Rinasi kthehet në normalitet pas kaosit: TIA sqaron ndërprerjen e fluturimeve

 

Më 29 gusht, pas ndërprerjes së përkohshme të trafikut ajror një ditë më parë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka sqaruar se incidenti u shkaktua nga një problem teknik në sistemin e monitorimit të trafikut ajror të ALBCONTROL dhe se pezullimi i fluturimeve u bë për disa minuta si masë sigurie.

 

TIA bëri të ditur se problematika u adresua menjëherë dhe se aeroporti aktivizoi numrin maksimal të stafit për menaxhimin e pasagjerëve të prekur nga vonesat dhe ndryshimet e orareve. Sipas të dhënave të ALBCONTROL, rreth 90% e sistemeve u rikthyen në funksion brenda afro 30 minutash nga momenti kur u evidentua defekti, rreth orës 17:30 të 28 gushtit.

 

Gjatë 29 gushtit, operimet në Rinas rezultojnë të jenë rikthyer në funksion, me fluturime të programuara që janë nisur dhe ulur normalisht, megjithëse disa prej tyre kanë vijuar të shfaqin vonesa të trashëguara nga incidenti.

 

Deri tani, autoritetet kanë folur vetëm për defekt teknik dhe nuk kanë publikuar ende një shpjegim të detajuar mbi shkakun konkret të dështimit të sistemit.

XS
SM
MD
LG