Tirana i përgjigjet Podgoricës: “Shqipëria nuk është pjesë e asnjë skenari destabilizues”
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj raportimeve nga Mali i Zi që e përfshijnë Shqipërinë, së bashku me Serbinë, në një skenar të pretenduar destabilizues. Hoxha theksoi se ndaj Shqipërisë nuk ekziston asnjë akuzë zyrtare dhe hodhi poshtë kategorikisht çdo përfshirje të Tiranës në veprimtari hibride kundër Malit të Zi.
“Shqipëria as nuk është dhe as nuk mund të jetë pjesë e ndonjë skenari destabilizues”, deklaroi Hoxha, duke e cilësuar Malin e Zi vend fqinj, mik, partner dhe aleat në NATO. Ai shtoi se interpretimet mediatike dhe debatet e brendshme politike nuk duhet të krijojnë artificialisht tensione mes dy vendeve.
Hoxha bëri të ditur gjithashtu se Tirana dhe Podgorica janë në kontakt të vazhdueshëm diplomatik, përfshirë komunikime direkte me ministrin e Jashtëm malazez Ervin Ibrahimović dhe zëvendëskryeministrin Nik Gjeloshaj