Tre jave para fillimit te shkolles, Ministria e Arsimit ben njoftimin urgjent per te gjithe prinderit
Ministria e Arsimit shpalli datën 14 shtator 2026 si nisje të vitit të ri akademik 2025-2026. Ajo ka publikuar datat zyrtare për zhvillimin e mësimit, pushimeve dhe provimeve në sistemin arsimor parauniversitar që Mexhlis jua sjell më poshtë.
Arsimi Bazë
Mësimi fillon: 14 shtator 2026
Mësimi mbaron: 18 qershor 2027
Pushimet e dimrit:
E enjte 24 dhjetor 2026 – e hënë 4 janar 2027
Pushimet e pranverës:
E hënë 29 mars 2027 – e premte 2 prill 2027
Provimet Kombëtare të Arsimit Bazë:
21 – 30 qershor 2027
Arsimi i Mesëm i Lartë
Mësimi fillon: 14 shtator 2026
Mësimi mbaron: 18 qershor 2027
Për maturantët:
Mësimi përfundon më 4 qershor 2027
Pushimet e dimrit:
24 dhjetor 2026 – 4 janar 2027
Provimet e Maturës Shtetërore:
7 – 28 qershor 2027
Ja urdhri i plotë
URDHËR I PËRBASHKËT PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË VITIT SHKOLLOR 2026–2027 NË SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR:
Struktura e vitit shkollor 2026–2027 në sistemin arsimor parauniversitar të jetë si më poshtë:
Në arsimin bazë:
a) Mësimet fillojnë më 14 shtator 2026 dhe përfundojnë më 18 qershor 2027.
b) Pushimet dimërore fillojnë më 24 dhjetor 2026 dhe përfundojnë më 4 janar 2027.
c) Pushimet pranverore fillojnë më 29 mars 2027 dhe përfundojnë më 2 prill 2027.
ç) Provimet kombëtare të arsimit bazë zhvillohen në periudhën 21–30 qershor 2027.
Në arsimin e mesëm të lartë:
a) Mësimet fillojnë më 14 shtator 2026 dhe përfundojnë më 18 qershor 2027.
b) Për maturantët, mësimet fillojnë më 14 shtator 2026 dhe përfundojnë më 4 qershor 2027.
c) Pushimet dimërore fillojnë më 24 dhjetor 2026 dhe përfundojnë më 4 janar 2027.
ç) Provimet e Maturës Shtetërore zhvillohen në periudhën 7–28 qershor 2027.
Në arsimin profesional:
a) Mësimet fillojnë më 14 shtator 2026 për të gjitha strukturat arsimore referuar niveleve 2–4 të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK).
Për vitin I dhe II të arsimit pas të mesëm niveli V i KSHK-së, mësimet fillojnë jo më vonë se java e tretë e muajit tetor 2026 dhe përfundojnë duke respektuar volumin mësimor të parashikuar në planin mësimor në skeletkurrikulat zyrtare të miratuara nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit.