Lidhje


Euro prek nivelin më të ulët historik: Këmbehet me 92 lekë

Euro ka prekur sot kuotën më të ulët të regjistruar ndonjëherë në tregun vendas, duke u këmbyer me vetëm 92 lekë. Të dhënat nga agjencitë e këmbimit valutor në të gjithë vendin konfirmojnë rënien e mëtejshme dhe të lirë të valutës europiane përballë monedhës kombëtare. Sipas ekspertëve, ky dobësim i vazhdueshëm i euros lidhet drejtpërdrejt me fluksin e madh të valutës që po hyn në Shqipëri.

 

Kjo rënie e skajshme ka ngritur dyshime të forta tek analistët ekonomikë mbi burimet e vërteta të këtyre flukseve masive të valutës që po mbytin tregun.

 

Ndryshe nga arsyetimet zyrtare, dobësimi i vazhdueshëm i euros po lidhet gjithnjë e më shumë me futjen e parave informale, që dyshohet se rrjedhin nga aktivitete të paligjshme, kryesisht nga krimi i organizuar dhe trafiku i drogës.

 

Vëzhguesit theksojnë se sasia e madhe e monedhës europiane që po qarkullon jashtë kanaleve bankare formale tejkalon çdo rritje të remitancave, duke lënë të kuptohet se prapa "lekut të fortë" fshihet një industri e pastrimit të parave narko-kriminale./joq

XS
SM
MD
LG