Lidhje


Rrëzohet ankimi i Malltezit dhe Argita Berishës, mbeten të sekuestruara 25 pasuri

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar këtë të martë ankimin e Argita Berishës dhe Jamarbër Malltezit për heqjen e sekuestros ndaj 25 pasurive të paluajtshme. Vendimi lë në fuqi masën e vendosur më herët nga Gjykata e Posaçme për mbajtjen e këtyre pasurive nën sekuestro.

 

Gjykata e Apelit nuk ka pranuar kërkesën e çiftit Malltezi, duke konfirmuar vendimin e shkallës së parë. Edhe Gjykata e Lartë ishte shprehur më herët për këtë çështje, duke lënë në fuqi sekuestrimin e pasurive të Jamarbër Malltezit.

 

25 pasuritë janë sekuestruar gjatë fazës së hetimeve paraprake nga SPAK, në kuadër të dosjes “Partizani”. Hetimet për këtë çështje vijojnë ende nga Prokuroria e Posaçme./joq

XS
SM
MD
LG