Lidhje


Protestues me gjak në kokë dhe ambulanca në mes të turmës: Përplasjet lënë të plagosur nga të dyja palët

 

Bilanci i tensioneve para Kuvendit nuk u kufizua vetëm te punonjësit e policisë. Disa protestues morën ndihmë mjekësore pas përplasjeve fizike dhe përdorimit të ujit me presion, gazit lotsjellës dhe sprajit të piperit.

 

Një protestues u filmua me gjak në kokë ndërsa po transportohej drejt ambulancës. Edhe pse i plagosur, ai u bëri thirrje të pranishmëve të mos tërhiqeshin. Një tjetër person u dërgua për ndihmë mjekësore, ndërsa të tjerë shfaqën probleme me frymëmarrjen dhe irritim të syve nga lëndët e përdorura gjatë ndërhyrjes policore.

 

Pamjet e protestuesve të dëmtuar dhe efektivëve me uniforma të grisura e kthyen tubimin në përplasjen më të rëndë të zhvilluar deri tani para Parlamentit gjatë protestave të javëve të fundit.

XS
SM
MD
LG