Lidhje


Shpërthen protesta para Kuvendit: Hiqen barrierat, policia përgjigjet me ujë dhe gaz

 

Protesta qytetare para Kuvendit u përshkallëzua që në orët e para të mëngjesit, pasi tubuesit tentuan të çanin perimetrin e sigurisë dhe hoqën një pjesë të gardhit metalik pranë hyrjes kryesore të qendrës tregtare “Toptani”.

 

Përplasja nisi kur protestuesit u afruan te kordoni policor, duke qëlluar efektivët me vezë, domate, bidonë dhe sende të tjera. Policia ndërhyri fillimisht për të rivendosur barrierat dhe më pas përdori ujë me presion, gaz lotsjellës dhe spraj piperi për të larguar turmën.

 

Të paktën pesë efektivë u raportuan fillimisht të lënduar, njëri prej tyre me plagë në kokë, ndërsa përditësimet e mëvonshme mediatike e çuan në shtatë numrin e policëve të dëmtuar. Protestuesit vijuan thirrjet “Nuk na përfaqësoni”, “Parlament i krimit” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

XS
SM
MD
LG