Ish-zyrtarja “gangstere” e AKSHI-t lirohet nga amnistia penale, Erisa Fero u kap me dhjetëra kilogramë kanabis në makinë
Erisa Fero ka fituar ditën e sotme lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Kujtojmë se ajo ra në pranga në dhjetor të vitit 2022, pasi në automjetin që drejtonte në aksin Pogradec-Qafë Thanë iu gjetën 58 kilogramë kanabis, e cila trafikohej drejt Maqedonisë së Veriut.
Rasti bëri jehonë të madhe, për shkak se Fero mbante një funksion në administratën shtetërore, më konkretisht pranë AKSHI-t, ku ky i fudnit menjëherë pas arrestimit të saj njoftoi largimin e saj nga detyra.
Në të njëjtën makinë me Feron ishte Likë Basha, djali i një biznesmeni nga Fushë Kruja dhe 17-vjeçari me inicialet M.K. Në media asokohe u publikua jeta prej “gangstereje” që bënte Erisa Fero, ku ajo shfaqej duke ndjekur trendet në TikTok, apo duke qëlluar me armë në "Instagram".
Në videot e saj ka “larmishmëri, nga videot në plazh, partyt e "çmendura" me shoqërinë dhe deri të sulmi i ish-kryeministrit Sali Berisha nga Gert Shehu, për të cilin ish-zyrtarja është shprehur se: Nuk mund të ndaloj së shikuari kaq shumë herë.