Lidhje


Serbja kërkoi “spastrimin” e Kosovës, Rama nuk e shpall non grata: heshtja që turpëron Shqipërinë

 

Nga Besmir Lushaj

 

Kosova e shpalli non grata shovinisten Shezana Paunović, pas pohimit të saj se do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën në vitet 1998-1999. Ky vendim duhej të ishte pasuar nga i njëjti i marrë nga qeveria e Shqipnisë. Mirëpo, vendim nuk ka. Propagandë po, patetizëm sigurisht, retorikë boshe si zakonisht, por vendim e veprim jo, si përherë.

 

Pohimet e ministres serbe janë ma të rëndat të një zyrtari të lartë publik në Serbi. Edhe Sheshelin e bani të dukej i moderuar.


Qeveria e Kosovës vepron, qeveria e Shqipnisë jo.


Për të disatën herë në vitet e fundit, qeveria e Shqipnisë i del pas shpine asaj të Kosovës.


Refuzimi i qeverisë së Shqipnisë për shpalljen non grata të shovinistes serbe asht një tjetër grackë e ulët dhe fort e ligë e Edi Ramës ndaj Albin Kurtit.


Narrativa mbetet po i njëjll pamflet servilizmi: Sado e rëndë të jetë deklarata e ministres serbe, shpallja non grata e saj i rrit tensionet mes dy vendeve, ndërsa Shqipnia distancohet nga veprime të tilla. Rrjedhimisht, mosshpallja e ministres serbe non grata e shpalos qeverinë e Tiranës si faktor stabiliteti, e distancuar nga aktet radikale të Prishtinës.


Kësisoj pohimet e ministres serbe relativizohen deri në sfumim kundrejt vendimit (radikal) të qeverisë së Kosovës - imperativ moral e.politik.pér çdo shtet serioz në një kontekst të tillë.


Pra, Tahir Sinanin e shpallim mercenar, ndërsa ministren serbe nuk kemi asnjë arsye ta shpallim non grata.


Këtë punë le ta kryejë Albin Kurti. Ai asht armiku i tyre, jo ne.


Ne jemi faktori i stabilitetit, fanari ndriçues i paqes dhe bashkëjetesës në rajon.

XS
SM
MD
LG