“Aruba”/ Në përgjime del edhe emri i Arben Ahmetajt, SMS: Ç’a thotë Derman?
Sipas materialeve të publikuara nga dosja e njohur si “Aruba”, përgjimet e personave të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës përfshijnë biseda ku diskutohet për investime në sektorin e ndërtimit, projekte luksoze dhe interes për përfitimin e tenderëve, veçanërisht gjatë periudhës së rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019. Në këto komunikime përmenden si zona me interes bregdeti i jugut, plazhet, Tirana dhe qytete të tjera kryesore. Në të njëjtën kohë, ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është përmendur në debatin publik lidhur me këtë dosje, ndërsa vetë ai ka mohuar akuzat ndaj tij dhe, në intervista e deklarata publike, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, duke pretenduar se ai priste persona të përfshirë në trafikun e drogës në zyrën e tij.
Materialet e dosjes kanë nxitur debat politik dhe institucional, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet mbi përmbajtjen e përgjimeve dhe lidhjet e mundshme mes grupeve kriminale dhe interesave në sektorin e ndërtimit. Deri më tani, pretendimet e përmendura në përgjime dhe deklaratat politike mbeten pjesë e procesit të verifikimit dhe nuk përbëjnë prova të konfirmuara nga një vendim gjykate të formës së prerë. Personat e përmendur gëzojnë prezumimin e pafajësisë deri në një vendim përfundimtar të drejtësisë.
Biseda në Sky ECC:
7B9F5E: Ahmetaj, ç’a thotë Derman?
7B9F5E: Për rindërtimin nga tërmeti.
7B9F5E: Është në rregull, do fakte, projekte serioze.
7B9F5E: Po, po. Disa herë në plazh, në Palasë, bashkë rrinim