Spiropali me kunjë Ramës? "Kush ka bërë dëm, të shkojë aty ku e ka vendin!"
Tuesday, 30 June 2026 17:01
Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ndërsa po futej në Parlament për seancën plenare të orën 10:00, është pyetur nëse ka komunikuar me kryeministrin Rama për pakënaqësitë që ajo ka artikuluar kohët e fundit ndej Partisë Socialiste.
Ish-ministrja e Jashtme u pyet edhe nëse do të vepronte si Marjana Koçeku, e cila u largua nga radhët e PS, Spiropali u shpreh: Unë jam në PS, kam qenë në PS dhe do jem në PS.
“Në PS duhet të jenë ata që kërkojnë një Shqipëri më të mirë, e kanë bërë këtë historikisht, po e bëjnë këtë edhe sot. Ato që i kanë sjellë dëme PS le të shkojnë aty ku e kanë vendin”, shtoi Spiropali.