Tashmë e kthyer në një traditë, një grup protestuesish, kanë kaluar sërish natën para kryeministrisë. Ata kanë marrë batanije e mbulesa dhe kanë qëndruar në shenjë rezistence kundër qeverisë “Rama” në karriget metalike. Protestuesit kanë zgjedhur të njëjtin vend, te pemët pranë godinës së Kryeministrisë duke mos penguar lëvizjen e automjeteve.
Protesta e 26-të para kryeministrisë u hap me leximin sërish të kërkesave të qytetarëve, ku theksojnë se kërkesa kryesore e tyre është largimi i kryeministrit Edi Rama.
Thirrjet e vazhdueshme të protestave qytetare janë “Rama jepe dorëheqjen” dhe “Rama në burg, Berisha në burg”.