Lidhje


Përplasen tre automjete në Vlorë, dy përfshihen nga flakët! Një person ndërron jetë, u bllokua brenda mjetit

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në Vlorë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e përplasjes, një furgon dhe një makinë janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht.

 

Ndërkohë, në një automjet tjetër, të tipit BMW, një person ka mbetur i bllokuar brenda. Bëhet fjalë për një person rreth 40 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje.

 

Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të mjetit nga përplasja, trupi i viktimës ndodhet ende brenda automjetit.

 

Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për prerjen e llamarinave dhe nxjerrjen e trupit. Situata paraqitet tepër e rëndë, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet në vendin e ngjarjes.

XS
SM
MD
LG