Ndeshja miqësore kundër Iz.raelit: IDF-ja iz.raelite e pranishme në ‘Air Albania
Shqipëria do të luajë sot në orën 20:00 në Tiranë kundër Izraelit. Në kuadër të kësaj ndeshje pjesëtar të ushtrisë izraelitë janë të pranishëm në stadiumin Air Albania ndërsa nuk mungon as njësia anti eksploziv e Shqipërisë. Masa të tilla janë ndërmarrë edhe në të kaluarën - edhe pse kanë qenë shumë më të mëdha
Në tribunat e stadiumit janë kryer inspektime me qen anti-eksplozivë, si pjesë e planit të sigurisë për mbarëvajtjen e aktivitetit. Përveç forcave të rendit, është rritur ndjeshëm edhe numri i punonjësve të sigurisë private të angazhuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Kontrollet e imtësishme kanë nisur që para konferencave për shtyp dhe seancave stërvitore të dy skuadrave.
Masat e forta të sigurisë nuk janë një risi për ndeshjet ndaj Izraelit, pasi situata të ngjashme janë regjistruar edhe në përballjet e mëparshme.
Megjithatë, këto procedura shpesh kanë sjellë pakënaqësi te tifozët, të cilët përballen me kontrolle të shumta dhe pritje më të gjata për të hyrë në stadium.