Lidhje


Rama hyn vetë në zjarrin e Zvërnecit: rojet rrahën, policia heshti, tani vjen “e vërteta”

 

Pas dhunës së rojeve private ndaj një protestuesi në Zvërnec dhe pasivitetit të policisë në terren, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të flasë vetë nesër për projektin. Reagimi i tij vjen pas një serie lëvizjesh për të kontrolluar dëmin publik: u godit kompania e sigurisë, u pezulluan drejtuesit vendorë të Policisë së Vlorës dhe reagoi ministri i Brendshëm Besfort Lamallari.

 

Rama e quan projektin në Zvërnec “të jashtëzakonshëm për Shqipërinë” dhe thotë se ai nuk ka lidhje me “të pavërtetat e mëdha” të ditëve të fundit. Ai përgëzoi Policinë e Shtetit për reagimin ndaj rojeve private, që i quajti “grusht muskujsh pa tru”, si dhe ndaj drejtuesve vendorë të policisë.

 

Çështja është veçanërisht e ndjeshme për qeverinë, pasi projekti në Zvërnec është lidhur në debatin publik me familjen Trump, përmes Jared Kushner dhe Ivanka Trump. Pamjet e dhunës ndaj protestuesve rrezikojnë ta nxjerrin skandalin përtej kufijve të Shqipërisë. Tani mbetet të shihet nëse Rama do të japë transparencë reale për pronësinë, lejet dhe interesat pas projektit, apo thjesht do të mbyllë narrativën zyrtare të krizës.

XS
SM
MD
LG