Mediat e huaja, jehonë protestës në Tiranë: Kërkohet largimi i Ramës
Saturday, 09 May 2026 12:21
Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar atë që ndodhi në Tiranë mbrëmjen e së premtes në protestën e opozitës. Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar pamje nga kjo protestë dhe të përplasjeve të mbështetësve të opozitës me qeverinë.
“Protestuesit u mblodhën jashtë ndërtesës së kryeministrisë për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës dhe për të kërkuar dorëheqjen e tij pas thirrjes së opozitës. Opozita kryesore ka bërë thirrje për protesta, duke akuzuar qeverinë për korrupsion” – shkruan Reuters.
Sipas Reuters protestat u shkaktuan nga një hetim për korrupsion kundër zyrtarëve të lartë të qeverisë.
Protesta është pasqyruar edhe nga agjencia turke e lajmeve Anadolu.