Lidhje


Seanca maratonë, PS voton me 85 vota pro aktin normativ për akcizën e karburanteve

 

Pas një seance maratonë, rreth orës 24 të mbrëmjes së të enjtes, Kuvendi miratoi katër projektligje, një akt normativ dhe gjashtë projektvendime. Ndonëse pse opozita e kërkoi gjithë ditën për interpelancat, kryeministri Rama erdhi vetëm pas mesnate për procesin e votimit.

 

Socialistët votuan të gjitha pikat e rendit të ditës, duke rrëzuar edhe tre propozime të demokratëve Akti normativ për uljen e akcizës së naftës kur çmimi i karburantit shkon mbi 220 lekë, u miratua me 85 vota pro.

 

Votat e socialistëve rrëzuan propozimet e demokratëve për uljen e çmimit të naftës. PD kërkonte përmes projektligjeve reduktimin e taksës së qarkullimit, uljen e akcizës mbi naftën si dhe zerimin e akcizës së gazit për industrinë prodhuese “Made in Albania”. Seanca plenare nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-Kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, pas ndarjes së tij nga jeta.

XS
SM
MD
LG