Lidhje


Pse u kris raporti Kurti–Osmani? Analisti: Konflikti filloi me draftin e Asociacionit

 

Përplasja mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nuk është e re. Sipas analistit Melazim Koci, marrëdhënia mes tyre është krisur 2 vite më parë dhe tani po del hapur në skenë ndërsa vendit i duhet të zgjedhë kreun e ri të shtetit.

 

I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV, Koci tha se plasaritja mes dy liderëve është mbajtur e fshehur për një kohë të gjatë, por tashmë nuk po fshihet më, sidomos .me refuzimin e Kurtit për të mos e propozuar Osmanin për një mandat të dytë në krye të shtetit. Konflikti sipas tij, ka nisur 2 vjet më parë me çështjen e Asociacionit siç njihet ndryshe Bashkësia e Komunave me Shumicë Serbe .

 

“Raporti mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmani është plasaritur thellë. Deri tani është fshehur kjo plasaritje por nuk fshihet dot. Përçarja është shumë më e hershme sepse kemi pasur një qëndrim të dyzuar të Osmanit. Në rrafshin e brendshëm Osmani nuk e ka sfiduar në asnjë çështje Kurtin, përkundrazi e ka mbështetur. Mbështetja e fundit që Osmani i dha Kurtit ishte caktimi i datës 28 dhjetor për zgjedhjet parlamentare. Ishte një favor i madh që Osmani i bëri Kurtit sepse në atë kohë në Kosovë qëndron rëndom diaspora dhe ishin deri në 500.000 emigrantë në Kosovë. Kjo dyndje e vulosi fitoren e thellë të Kurtit. Problemet e tyre ishin gjetkë. Në rrafshin e politikës së jashtme ku Osmani nuk i është bindur Kurtit dhe nuk ka qenë e koordinuar me të. Rasti i fundit ishte Bordi i Paqes dhe anëtarësimi i Kosovës. Mediat gjermane shkruajtën për moskoordinim mes presidencës dhe kryeministrisë. Ishte e pritshme që kryeministria të demantonte atë lajm por kryeministria heshti dhe i dhanë të drejtë medias gjermane se ka përçarje dhe moskoordinim. Këto përçarje kanë nisur para dy vitesh kur Osmani kishte kërkuar hartimin e një drafti të Asociacionit në zyrën ligjore të Z.Blinken që më pas amerikanët të mbronin në Bruksel draftin e përbashkët amerikan të Asociacionit . Kurti e refuzoi dhe aty ka nisur konflikti që kulmoi me refuzimin e Kurtit për të propozuar Osmanin për një mandat të dytë me justifikimin se ajo nuk mund të sigurojë kuorumin e nevojshëm. Ishte evidente që kishim të bënim me diçka tjetër. Kurti as që provoi që të sigurohej kuorumi. Ai u përpoq që ta largojë Osmanin nga Presidenca.” tha ai.

XS
SM
MD
LG