Lidhje


Rama i kërkon ndihmë Trumpit për Thaçin: Prokurori që po e dënon, i njëjti që ju përndoqi ju!

 

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, solli në vëmendje edhe çështjen e ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.

 

“Më lejoni shumë shkurtimisht t’ju tërheq vëmendjen tek një tjetër konflikt i hapur, më pranë vendit tim, ku udhëheqja e Presidentit Trump gjatë mandatit të tij të parë, e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje”, u shpreh Rama.

 

Ai nënvizoi se sot Presidenti i Kosovës ka kaluar gjashtë vjet në paraburgim nga një gjykatë e posaçme në Hagë, e sponsorizuar nga një sërë shtetesh demokratike, disa prej tyre të pranishme edhe në këtë takim, për të cilat, sipas tij, duhet të jetë turp një formë e tillë e drejtësisë ndërkombëtare.

 

“Presidenti i Kosovës, që, asokohe, u ndalua të udhëtonte drejt Shtëpisë së Bardhë në mënyrë brutale për të nënshkruar atë marrëveshje, në praninë e presidentit Trump dhe në fakt kjo ishte çfarë u bë nga ai prokuror sikar që përndoqi edhe vetë presidentin Trump dhe për këtë u bë i famshëm botërisht”, shtoi Rama.

 

Kryeministri informoi Presidentin Trump se vetëm javën e kaluar një tjetër prokuror i financuar nga ky vend i madh dhe tatimpaguesit e tij kërkoi 45 vjet burgim për të, një kërkesë që, sipas tij, shkaktoi një valë tronditëse poshtërimi në të gjithë një vend paqedashës.

 

“Dhe në këtë moment ka vetëm disa muaj që qëndrojnë midis një njeriu, i cili u ngrit nga qëndresa ndaj spastrimit etnik për t’u shndërruar në një paqebërës dhe një rezultati shkatërrimtar nga një gjykatë që deri tani ka dështuar, në çdo hap t’u përmbahet standardeve të drejtësisë demokratike”, theksoi ai.

 

“Për hir të Zotit, z. President, le të bëjmë diçka përpara se siç thoni ju, gjëra shumë të këqija të mund të ndodhin sërish”, u shpreh Rama.

XS
SM
MD
LG