Turqia sot, 74 vite në NATO
Wednesday, 18 February 2026 21:09
Turqia shënoi sot 74-vjetorin e anëtarësimit të saj në Aleancën e Atlantikut të Veriut - NATO.
“Në 74-vjetorin e anëtarësimit në NATO, Turqia vazhdon të japë kontribute kritike dhe gjithëpërfshirëse për sigurinë euro-atlantike me ushtrinë e saj të fuqishme, kapacitetet e avancuara dhe industrinë dinamike të mbrojtjes”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme në platformën turke të rrjeteve sociale NSosyal.
“Vendi ynë do të presë Samitin e NATO-s në Ankara më 7-8 korrik 2026, në përputhje me rolin e tij udhëheqës brenda Aleancës”, shtohet në deklaratë.