Lidhje


Protestë e madhe në Prishtinë për Gazën, për njerëzoren

Qindra qytetarë protestuan në sheshin kryesor të Prishtinës të shtunën mbrëma, duke kërkuar drejtësi për popullin palestinez. Protesta u organizua në kohën kur Izraeli miratoi planet për okupimin e plotë të qytetit të Gazës në Rripin e Gazës.

 

Rreth orës 19:00, të ditës së djeshme  protestuesit dolën në rrugë duke mbajtur flamuj palestinezë dhe duke shprehur solidaritetin e tyre me popullin palestinez. Aty u hodhën shumë mesazhe dhe slogane kundër gjenocidit dhe në mbrojtje të popullit palestinez . Motoja kryesore e protestës ishte "Në Gaza nuk ka jetë por ne kemi zë"

 

 

XS
SM
MD
LG