Lidhje


Kosovë| Fton mikun për drogë e tenton ta përdhunojë, më pas e godet me thikë në kokë

E ftoi viktimën të konsumonte drogë dhe më pas tentoi ta përdhunonte, kosovari godet me thikë në kokë viktimënNjë ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku një person është tentuar të përdhunohet dhe vritet.

 

Mësohet se autori dyshohet se fillimisht e ka joshur viktimën e seksit mashkull të konsumojnë lëndë narkotike, mirëpo ai kishte refuzuar.Sipas Policisë, autori më pas i ka kërkuar kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, mirëpo pasi viktima kishte refuzuar i dyshuari e ka sulmuar me thikë në kokë.

 

Po ashtu bëhet me dije se viktima është dërguar në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

 

“VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË – Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj, i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë./Nga EN

XS
SM
MD
LG