Lidhje


Kurti: Serbia u bllokon shqiptarëve mbi 2.1 milionë euro dhe u pasivizon adresat

 

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë vazhdojnë të përballen me diskriminim institucional, përfaqësim të ulët në polici, gjykata e administratë, pasivizim adresash dhe pengesa në përdorimin e gjuhës shqipe dhe në punësim.

 

Në një takim në Prishtinë me rreth 70 përfaqësues politikë dhe të shoqërisë civile nga këto zona dhe nga Sanxhaku, Kurti tha se Kosova do të vazhdojë mbështetjen financiare, arsimore, shëndetësore dhe institucionale për shqiptarët atje, si dhe avokimin e çështjes së tyre në Bruksel, Uashington, Nju-Jork dhe institucionet evropiane.

 

Ai bëri të ditur se mbështetja buxhetore e Kosovës është rritur në 4 milionë euro në vit për 2025 dhe 2026, ndërsa numri i bursave është zgjeruar ndjeshëm. Kurti denoncoi gjithashtu bllokimin e dy transfereve për projekte shqiptare, me vlerë totale mbi 2.1 milionë euro, dhe i kërkoi Bashkimit Evropian që të ushtrojë presion mbi Serbinë për respektimin e standardeve evropiane dhe të drejtave të shqiptarëve.

XS
SM
MD
LG