Lidhje


Vuçiç: Zgjedhjet në Serbi mbahen nga fundi i shtatorit deri në mes të nëntorit

 

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se zgjedhjet e ardhshme në Serbi do të mbahen në periudhën nga fundi i shtatorit deri në mesin e nëntorit. Ai tha se është i gatshëm për dialog me kundërshtarët politikë, edhe pse, sipas tij, një pjesë e opozitës po refuzon bisedimet.

 

Vuçiç theksoi se do t’i pranojë rezultatet nëse lista e tij humb, por shtoi se synimi i tij mbetet zhvillimi, modernizimi dhe sigurimi i një shumice të qartë politike për të zbatuar programin qeverisës.

 

Duke folur për Kosovën, Vuçiç tha se Serbia do ta mbështesë fuqishëm Listën Serbe në zgjedhjet e 7 qershorit, duke akuzuar autoritetet në Prishtinë për presion ndaj komunitetit serb. Ai përsëriti se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe mbetet çështje kyçe për Beogradin.

 

Presidenti serb foli edhe për masa kundër korrupsionit në polici, negociata në sektorin energjetik, paketa mbështetëse për pensionistët dhe marrëveshje të reja investimi që pritet të nënshkruhen gjatë vizitës së tij në Kinë.

XS
SM
MD
LG