Lidhje


Përfundon sonte afati në Kosovë për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit

 

Subjektet politike në Kosovë kanë afat këtë të martë për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.

 

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka deklaruar se afati 11-ditor për dorëzimin e listave përfundon sonte në mesnatë. Dorëzimi i listave bëhet përmes platformës elektronike dhe procedura është e njëjtë me atë të përdorur në zgjedhjet e dhjetorit.

 

“Sot, në orën 24:00, përmbyllet afati për subjektet politike – partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur- për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë që synojnë certifikimin për pjesëmarrje në zgjedhjet e 7 qershorit”, tha ai.

 

Në zgjedhje pritet të marrin pjesë gjithsej 27 subjekte politike, përfshirë 22 parti politike, 3 koalicione, 1 nismë qytetare dhe 1 kandidat të pavarur.

XS
SM
MD
LG