Lidhje


Komisioni Evropian: Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë vonojnë dialogun me Serbinë

 

Kaja Kallas ka deklaruar se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë është shtyrë për shkak të cikleve të shpeshta zgjedhore në Kosovë.

 

Ajo tha për mediat se si presidenti serb Aleksandar Vuçiç, ashtu edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë gatishmëri për takim në kuadër të dialogut, por zgjedhjet e parakohshme në Kosovë kanë ndikuar në shtyrjen e procesit.

 

“Ne kishim planifikuar dialogun politik në nivel të lartë mes Beogradit dhe Prishtinës. Kishim pëlqimin e të dy liderëve, por zgjedhjet që po afrohen në Kosovë e kanë shtyrë këtë proces,” u shpreh Kallas.

 

Ajo shtoi se BE po vazhdon punën me të dyja palët veç e veç, për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

 

Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut është mbajtur në shtator 2023. Kallas mori detyrën në dhjetor 2024 dhe ende nuk ka udhëhequr ndonjë rund të ri bisedimesh.

XS
SM
MD
LG