Lidhje


“Po kthehem në shtëpi!” Vjosa Osmani ndez Prishtinën, sulmon Kurtin dhe shpall bashkimin e madh me Abdixhikun

 

“Dua t’ju them zemërplotë, po kthehem në shtëpinë time”. Ishte kjo fjalia e Vjosa Osmanit që nxiti brohoritje të shumta në tubimin që mbajti në Prishtinë me Lumir Abdixhikun.

 

“Nuk ka fjalim që mundet me thënë me fjalë atë që po ndjej në këto momente, megjithatë do të provoj”, – u shpreh Osmani e emocionuar para parkrahësve kur mori fjalën në atë që ishte pagëgëzuar si “Tubimi i Bashkimit”.

 

“Motra e vëllezër, mirë se ju rigjeta”, u tha Osmani përkrahësve të saj.

 

Osmani tha se gjatë tërë vizitave të saj në terren e në çdo shtrëngim duarsh, ishte vetëm një zë “kthehu në shtëpi”.

 

“Dua të ju them zemërplotë, po kthehem në shtëpinë time. Këtu ku nisi ëndrra e përbashkët për Kosovën e lirë, të pavaruar e demokratike, e në miqësi të përhershme me SHBA-të”.

 

Ajo shtoi se kanë pasur mospajtime e dallime, por “disa lidhje nuk i këput, as koha, as distanca e as politika. Ky bashkim është dëshmi që dijmë të jemi më të mëdhenjë se ndasitë tona”.

 

Osmani ishte e ashpër me kryeministrin në detyrë Albin Kurti që sipas saj po “kërcënon me zgjedhje çdo tre muaj, dhe që i refuzoi 51% nga populli”.

 

Në fjalimin e saj, Osmani tha se “njëra është rruga e izolimit e krizës së përhershme, në njërën anë është rruga e atyre që kërcënojnë ta dërgojnë vendin në zgjedhje çdo tre muaj sepse nuk ngopen kurrë”, tha Osmani.

 

“Rruga e atyre që e shndërrojnë në mision eliminimin e cdo njërit që interesin shtetëror e vendosin para atij partiak”, vijoi ajo.

 

Duke shtuar se vendi shkoi “në zgjedhje të panevojshme e ja refuzuan popullit 51 përqind vetëm për të eleminuar një presidente që ulet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Osmani.

 

“Rruga tjetër është rruga e amanetit të Rugovës, rruga e shtetit serioz …”, deklaroi Osmani.

 

Në këtë tubim munguan Avdullah Hoti dhe Hykmete Bajrami, kritikë të Osmanit. Të pranishëm nuk ishin as kryetari i Prishtinës Përparim Rama e as ai i Lipjanit, Imri Ahmeti.

 

“Sot iu ftoj të gjithëve jo vetëm të besoni përsëri tek ne por të besoni tek njëri-tjetri. I ftoj edhe të tjerët që nuk janë sonte këtu që t’i bashkohen këtij rrugëtimi. Lista që po e ndërtojmë është shtëpia e çdo qytetari që beson në shtet, që beson në Zot, që beson në familje, që beson në demokraci e beson në aleanca”, u shpreh Osmani.

XS
SM
MD
LG