Itali/ Pronari 85 vjeç italian plagos shqiptarin që ishte futur për të vjedhur në banesën e tij

Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur në Bergamo në Itali, pasi është qëlluar me armë zjarri nga pronari i një shtëpie në të cilën 26-vjeçari shqiptar ishte futur për të grabitur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës (27 prill) në Longuelo, në një lagje periferike të qytetit. Ish financiari 85-vjeçar, i cili mbante armë nën jastëk, ka qëlluar të riun shqiptar me një plumb në qafë. I riu shqiptar ndodhet jashtë rrezikut për jetën.