Lidhje


Kina në mbështetje të diplomacisë, thirrje Iranit: Negociatat janë më mirë se luftimet

 

Ministri i Jashtëm i Kinës i tha homologut të tij iranian në një telefonatë të martën se “të bisedosh është gjithmonë më mirë sesa të vazhdosh të luftosh”, pasi Teherani mohoi pretendimin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump se kishin ndodhur negociata.

 
 

“Shpresohet që të gjitha palët të shfrytëzojnë çdo mundësi dhe dritare për paqe dhe të fillojnë procesin e bisedimeve të paqes sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha Wang Yi Abbas Araghchit, sipas një deklarate të ministrisë së jashtme kineze.

 

SHBA-të kanë deklaruar dje përmes presidentit Donald Trump se do të kërkojnë një përfundim të luftimeve në Lindjen e Mesme duke kërkuar një zgjidhje diplomatike.


Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit, pavarësisht përpjekjeve diplomatike?ke

 

Irani ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe Kuvajtit të martën, duke përshkallëzuar më tej tensionet në Lindjen e Mesme, vetëm një ditë pasi presidenti i Donald Trump foli për përparim në bisedimet drejt një marrëveshjeje me Teheranin.

 
 

Sipas zyrtarëve izraelitë, të paktën gjashtë persona u plagosën pas goditjeve në katër lokacione në Tel Aviv. Dëmet u shkaktuan kryesisht nga mbetjet e raketave dhe dronëve iranianë të rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore.

 

Ndërkohë, Kuvajti njoftoi se sistemet e tij të mbrojtjes ajrore ndërhynë për të neutralizuar kërcënimet nga raketat dhe dronët. Autoritetet thanë se shpërthimet e dëgjuara ishin rezultat i ndërhyrjes dhe shkatërrimit të objektivave në ajër.

 

Pavarësisht deklaratave të Trump për “bisedime shumë të mira dhe frytdhënëse”, Irani ka mohuar se ka pasur kontakte të drejtpërdrejta me SHBA-në. Megjithatë, raportime të ndryshme sugjerojnë se komunikimi mund të jetë zhvilluar përmes ndërmjetësve.

 

Eksperti i sigurisë, Kenneth Pollack, theksoi se nuk ka prova të forta për përparim diplomatik. Sipas tij, kushtet e paraqitura nga Irani – përfshirë kompensime dhe tërheqje të plotë të forcave amerikane nga rajoni – janë të papranueshme për Uashingtonin.

 

Konflikti ka ndikuar ndjeshëm tregjet globale të energjisë. Ndërprerjet në Ngushtica e Hormuzit – një rrugë kyçe për transportin e rreth 20% të naftës dhe gazit botëror – kanë shkaktuar rritje të çmimeve.

 

Pas deklaratave të Trumpit, çmimi i naftës Brent ra me rreth 10%, por sulmet e fundit e rritën atë sërish me rreth 3%, duke kaluar mbi 102 dollarë për fuçi.

 

Situata ka shtuar shqetësimet për një konflikt më të gjerë rajonal. Kërcënimet ndaj infrastrukturës energjetike në Gjirin Persik mund të shkaktojnë ndërprerje të furnizimit me energji dhe ujë të pijshëm, duke rritur rrezikun për krizë humanitare dhe ekonomike.


“Jemi në negociata”, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore

 

Presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se Irani ka “rënë dakord që nuk do të ketë kurrë një armë bërthamore”.

  

 

Irani po flet me Uashingtonin dhe “ata po flasin me mend”, tha presidenti i SHBA-së.

 

I pyetur nëse do t’i dërgonte të dërguarit e tij Steve Witkoff dhe Jared Kushner për të diskutuar paqen me iranianët, Trump tha: “Jemi në negociata tani. Ata po e bëjnë këtë së bashku me Marcon, JD.”

 

“Pala tjetër, mund t’ju them, do të donte të bënte një marrëveshje. Kush nuk do ta bënte nëse do të ishe në vendin e tyre? Marina e tyre është zhdukur, forca e tyre ajrore është zhdukur, komunikimet e tyre… të gjitha sistemet e tyre kundërajrore, raketat e tyre. A mund të përmendësh një gjë të vetme që nuk është zhdukur? Apo një gjë që po shkon mirë? Ne endemi të lirë mbi Teheran. Mund të bëjmë çfarë të duam”, u shpreh Trump.


Libani ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Teheranin, dëbon ambasadorin iranian

 

Libani ka tërhequr akreditimin ambasadorit iranian i cili u emërua së fundmi në Bejrut dhe i ka dhënë atij afat deri të dielën që të largohet nga vendi.

 

Njoftimi u bë nga Ministria e Jashtme, duke theksuar se i jep afat deri të dielën për t’u larguar.

 

Kjo masë u mor pasi Bejruti akuzoi Gardën Revolucionare të Iranit se drejtonte operacionet e Hezbollahut kundër Izraelit nga Libani dhe njoftoi se po ndalonte aktivitetet e tyre në tokën libaneze.

 

Ministria gjithashtu deklaroi se kishte thirrur të ngarkuarin me punë iranian dhe e kishte informuar atë për vendimin e autoriteteve për të shpallur ambasadorin Mohammad Reza Raef Sheibani, i cili u emërua në shkurt, si “person non grata”.


NYT: Princi i Kurorës Saudite po i bën presion Trumpit që të vazhdojë luftën me Iranin

 

Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, po ushtron presion mbi Shtetet e Bashkuara që të çojnë përpara luftën në Iran dhe të përmbysin regjimin, sipas New York Times.

 

Sipas gazetës, Mohammed bin Salman ka këmbëngulur prej ditësh se fushata ushtarake SHBA-Izrael përfaqëson një “mundësi historike” për të riformësuar Lindjen e Mesme.

 

Në një seri diskutimesh, Princi Mohammed shpjegoi se Irani përbën një kërcënim afatgjatë për Gjirin, i cili mund të eliminohet vetëm duke “hequr qafe” qeverinë.

 

Kjo është në përputhje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. Por, ndërsa pikëpamja mbizotëruese në Izrael është se një regjim i dështuar dhe një Iran në kaos do të ishin tashmë një fitore sepse Teherani do të pushonte së kërcënuari Izraelin, Arabia Saudite e sheh këtë skenar si një kërcënim të rëndë dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë e saj.

 

Nëse konflikti zgjatet, Irani mund të vendosë të synojë gjithnjë e më shumë instalimet saudite të naftës dhe Shtetet e Bashkuara do të gjenden të zhytura në një luftë të pafundme. Zyrtarisht, Riadi i mohoi akuzat.
“Mbretëria e Arabisë Saudite ka mbështetur gjithmonë një zgjidhje paqësore të këtij konflikti, edhe para se të fillonte”, thuhet në deklaratë.

XS
SM
MD
LG