Lidhje


Një tjetër anije iraniane thyen bllokadën e SHBA, kalon nëpër Ngushticën e Hormuzit

 

Një anije e dytë iraniane thuhet se ka kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe po shkon drejt Portit Imam Khomeini pavarësisht bllokadës amerikane, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve iraniane Fars.

 

Sipas raportimeve, të dhënat e gjurmimit të anijeve tregojnë se një transportues me shumicë, që transportonte ushqime, ka hyrë në Gjirin Persik.

 

Kuptohet që SHBA-të po angazhohen në një bllokadë rreth porteve iraniane dhe jo vetëm reth Ngushticës, dhe se nuk është e qartë se ku fillon dhe ku mbaron bllokada.

 

Ndërkohë, anija e parë e identifikuar si një VLCC, thuhet se ka hyrë në ujërat iraniane “pa asnjë fshehje dhe me sistemin e saj të navigimit të aktivizuar”, duke kaluar detin e hapur dhe Ngushticën.

 

Anija cisternë ka një kapacitet prej afërsisht 2 milionë fuçi naftë bruto. Kalimi ka ndodhur pavarësisht pohimit të Shteteve të Bashkuara se nuk do të lejonte asnjë anije të drejtohej drejt bregdetit iranian ose të ankorohej në portet e saj.

XS
SM
MD
LG