SHBA tërhiqet nga bisedimet me Iranin: Delegacioni largohet plotësisht nga Islamabadi pas dështimit
I gjithë ekipi negociator amerikan është larguar nga bisedimet e dështuara me Iranin në Islamabad, duke mos lënë asnjë përfaqësues në kryeqytetin pakistanez për të vazhduar negociata të fshehta, bëri të ditur një zyrtar amerikan të dielën.
Gjatë një ndalese për furnizim në bazën ajrore Ramstein Air Base në Gjermani, ku ndodhej avioni Air Force 2 që transportonte zëvendëspresidentin JD Vance pas bisedimeve për përfundimin e luftës në Lindjen e Mesme, një zyrtar amerikan u tha gazetarëve se asnjë anëtar i ekipit nuk kishte mbetur në Islamabad.
Mes tyre janë edhe negociatorët kryesorë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, dhëndri i presidentit Donald Trump.
Më herët kishte spekulime se një ose më shumë përfaqësues amerikanë mund të qëndronin për të vijuar diskutimet, por pas dështimit të bisedimeve maratonë, që nuk sollën asnjë përparim konkret, SHBA vendosi të tërhiqet plotësisht.