Lidhje


Tronditet Hungaria: Opozita ‘Tisza’ shkatërron Orbanin në sondazhe para zgjedhjeve!

 

Partia opozitare Tisza po kryeson ndaj aleancës në pushtet Fidesz-KDNP në Hungari, në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2026 që do të mbahen të dielën, sipas një sondazhi të AtlasIntel të cituar nga Europe Elects Hungary.

 

Sipas këtij sondazhi, Tisza rezulton me 52% të mbështetjes, ndërsa Fidesz-KDNP qëndron në 39%, duke shënuar një rënie prej 15 pikësh krahasuar me zgjedhjet e vitit 2022.

 

Lëvizja e ekstremit të djathtë “Our Homeland Movement” renditet në 5%, me një rënie prej një pike, ndërsa Koalicioni Demokratik ka 2% dhe Partia “Qeni me Dy Bishta” e Hungarisë vetëm 1%.

 

Sondazhi është zhvilluar në periudhën 5–10 prill 2026, me një kampion prej 1,587 të anketuarish.

 

Ndërkohë, një mesatare sondazhesh e përllogaritur me metodën LOESS tregon se Tisza ka arritur në 49% në vitin 2026, nga 18% që kishte në vitin 2024, ndërsa Fidesz-KDNP ka rënë në 41%, nga 43% në të njëjtën periudhë.

 

Hungaria pritet të zhvillojë zgjedhjet parlamentare të dielën.a

XS
SM
MD
LG