Lidhje


Kushti i Khameneit: Kryetari i Kuvendit do të udhëheqë negociatat me SHBA-të

 

Nënkryetari i Parlamentit iranian, Mahmoud Nabavian, ka deklaruar se Mojtaba Khamenei ka vendosur si kusht që kryetari i Parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, të udhëheqë negociatat me Shtetet e Bashkuara.

 

Sipas Iran International, Nabavian ka thënë: “Kushtet tona i janë komunikuar palës pakistaneze... dhe ata na kanë thënë se Trump i ka pranuar”, duke shtuar se vendimi për një armëpushim dhe për zhvillimin e bisedimeve është marrë nga udhëheqja iraniane.

XS
SM
MD
LG