Lidhje


Laçi: Paqja SHBA–Iran është iluzion! – Trump i ‘dhuroi’ Lindjen e Mesme Teheranit, rrezik për sulme ndaj vendeve arabe!

 

Marlind Laçi, ekspert i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se nuk beson që paqja mes SHBA dhe Iranit do të zgjasë përtej afatit 12 ditor. Ai u shpreh se pas konfliktit SHBA i ka dhuruar Iranit hegjemoninë në rajon dhe ky i fundit mund të sulmojë vende të vogla afër tij.

 

“Akordi i Islamabadit ka një javë që vijon. Nëse dokumenti që kanë paraqitur mediat, do të jetë firmosur, me ato 10 pikat që Irani do të vijojë pasurimin e uraniumit për qëllime civile, që do të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit, nuk do të lejojë bazë të re amerikane në Lindjen e mesme dhe largimin e atyre që janë do të thotë se Irani është pranë krijimit të një hegjemonie në Lindjen e Mesme.

 

Më të rrezikuarat, pas Izraelit, janë vendet arabe, Kuvajti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të cilat deri-diku kanë qenë pjesëmarrëse në luftë dhe Irani ka mundësi t’i marrë ato.

 

Çfarë ndodhi me këtë gabim politik të presidentit Trump. Me ndërhyrjen në vitin 2003 në Irak me rrëzimin e Sadamit iu dha pushtetit milicive Shiite, kur u nisën që të rrëzonin një regjim sunit.

 

Në këtë kontekst amerikanët duke dashur që të rrëzonin regjimin Iranian, i dhuruan hegjemoninë e gadishullit arabik.

 

Presidenti Trump vendosi si objektiv rrëzimin e regjimit, shkatërrimin e programit bërthamor dhe të raketave balistike. Asnjë nuk u arrit, por I shtoi Hormuzin që mund të kthehet në një zonë ekskluzive iraniane dhe Garda Revolucionare mund të vendosë “traun” për cdo anije që kalon për të paguar haraçin për të dalë dhe për të hyrë nga Gjiri Persik.

 

Unë e shoh edhe më të koklavitur çështjen e Izraelit, edhe pse duket kaotik edhe me sulmet ndaj Libanit, ku kanë mbetur mbi 200 civilë të vdekur dhe konsiderohet një nga sulmet më të përbindshme pas vitit 1982 të luftës së parë mes Hezbollahut dhe Izraelit.

 

Pala iraniane ka bërë kërkesë që edhe Libani të bëhet pjesë e marrëveshjes. Vjet në qershor na u tha se Hezbollahu ishte shkatërruar ashtu si edhe program bërthamor i Iranit dhe paska qenë propagandë që të gjendet një casus beli për ta goditur përsëri Iranin.

 

Paqja 12 ditore nuk do të zgjasë pas përfundimit të afatit, kjo për shkak të Netanjahut, që ka një project mesianik që kërkon të shtrihet nga bregu i lumit Nil deri në brigjet perëndimore të lumit Eufrat"- tha Laçi.

XS
SM
MD
LG