Lidhje


Për pak tragjedi në Vlorë - Pitbulli kafshon në kokë 4-vjeçaren, e shpëtoi punëtori...

 

Një ngjarje e rëndë, që mund të kishte përfunduar në mënyrë fatale, është regjistruar në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës “pitbull” ka sulmuar një fëmijë rreth 4 vjeç. E mitura ka pësuar plagë të rënda në kokë dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Sipas informacioneve, në momentin e sulmit vajza ndodhej nën kujdesin e gjyshërve të saj. Një punëtor që ndodhej pranë, Sejko Veliu, ka ndërhyrë menjëherë për të shpëtuar të miturën, duke bërë të mundur neutralizimin e qenit dhe shmangien e një tragjedie më të rëndë.

 

“Vajza ishte me gjyshin dhe gjyshen. Erdhi qeni dhe e mbërtheu në kokë. E kapa qenin dhe e lidha me zinxhir. Fëmija ishte rreth 4 vjeçe, erdhi ambulanca dhe e dërguan në spital”, rrëfeu ai. Aktualisht, vajza ndodhet në sallën e operacionit, ndërsa gjendja e saj shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.

XS
SM
MD
LG