Lidhje


Trump rëndohet mendërisht? - "Hapeni atë Hormuz shk*rdhatë, Lëvduar qoftë Allahu!"

 

Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi sërish të dielën se do të godasë infrastrukturën civile të Iranit nëse ky vend nuk lëviz për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke ngritur shqetësimin se SHBA mund të kryejë veprime që konsiderohen krime lufte.

 

“Të martën do të jetë Dita e Centraleve Elektrike dhe Dita e Impiantëve, të gjitha bashkë në Iran,” shkroi ai në rrjetin Truth Social. “Nuk do të ketë asgjë si kjo!!! Hapeni dreqin (FUCKING) Ngushticën, ju të çmendur, përndryshe do të jetoni në ferr – VETËM PRISNI!”

 

Ai shtoi: “Lëvduar qoftë Allahu”.

 

Trump bëri një kërcënim të ngjashëm edhe të enjten, duke përsëritur një zotim të mëparshëm për të goditur “centralet e prodhimit të energjisë elektrike, puset e naftës dhe ishullin Kharg”, një zonë e vogël përmes së cilës kalon pothuajse i gjithë eksporti i naftës së Iranit.

 

Ekspertët kanë paralajmëruar se sulme të tilla mund të përbëjnë krime lufte, pasi e drejta ndërkombëtare përgjithësisht ndalon sulmet ndaj infrastrukturës civile, si centralet elektrike apo impiantet e përpunimit për ujë të pijshëm.

 

E pyetur për këto kërcënime të hënën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karoline Leavitt deklaroi se SHBA “do të veprojë gjithmonë brenda kufijve të ligjit”.

 

Përshkallëzimi i fundit në retorikën e Trump vjen vetëm një ditë pasi ai i dha Iranit 48 orë kohë për të rihapur Ngushticën, përndryshe do të përballej me “gjithë ferrin”, ndërsa zyrtarët iranianë kanë kërcënuar se do të godasin infrastrukturën amerikane në Lindjen e Mesme si kundërpërgjigje.

XS
SM
MD
LG